Tash e disa ditë rreth 900 banorë të disa fshatrave të Vrrinit në Prizren, po përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Banorët thonë se kjo gjendje u ka krijuar dëme të konsiderueshme në amvisëri dhe biznese, gjë e cila i ka nxjerrë edhe në një protestë. Ndërkohë, në orët e pasdites, përfaqësues të KEDS-it janë takuar me banorët e këtyre fshatrave dhe ua kanë sqaruar planin për rregullimin e këtij problemi.
Brahim Arifaj nga fshati Vlashnjë i Prizrenit, thotë se në shtëpinë e re që ka ndërtuar, ka shpenzuar në pajisje për ngrohje me efiçiencë. Por ato nuk po arrin t’i shfrytëzojë për shkak të ndërprerjes së shpeshtë të energjisë elektrike.
Sikurse Brahimi, edhe shumë banorë të tjerë të fshatrave të Vërrinit të Komunës së Prizrenit kanë mungesë të energjisë elektrike, madje për ditë të tëra.
Banorët e kësaj ane por dhe përfaqësuesit e bizneseve u bënë bashkë këtë fundjavë për të protestuar për gjendjen e krijuar në këto ditë dimri.
“Kemi krijuar metoda të ndryshme për të komunikuar me KEDS, dhe një prej përgjigjeve të tyre është se ” Punëtorët janë në terren dhe kur të dalish ti shikosh , janë vetëm dy punëtorë, që nuk mund të bëjnë zgjidhjen”, tha Petrit Hoxhaj – Asamblesit i Prizrenit – Vlashnje, raporton RTKlive.
“Kjo gjendje e rrymës, ka shkaktuar edhe probleme të mëdha tek bizneset, sidomos në prishjen e teknikës. Ka ankesa të vazhdueshme, kërkesa në KEDS, por askush nuk jep përgjegjësi”, tha Taulant Muja përfaqësues i bizneseve
“Kjo është e vërtetë, unë kam postu edhe në rrjete sociale dhe një bisedë është e postuar aty, ku përveq që kanë ik, disa prej tyre janë tu fjet në hotele. KEDS i ka fajsu bashkatdhetarët për ngarkimin e rrjetit, tan verën kanë nejt nëpër kafe, tan dimrin rrijnë nëpër shtylla”, tha Taip Hoxhaj banor i Vlashnjes
Në fshatin Kobaj të Prizrenit mbi 200 shtëpi furnizohen me një trafo.
“Nuk kemi hiq, mbrëmë nuk kemi pas hiq, parmbrëme skemi pas hiq as ditën as natën, janë kanë KEDS i i kanë kqyr , pesë minuta 10 minuta e kan lshu, sa kan shku prap u ndërpre”, tha Habib Osmanaj, banor i fshatit Kobaj
“Dëmet janë të pariparueshme, kemi probleme me djegie të teknikës, tash është koha e dimrit, kemi ardhje të bashkatdhetarëve, nuk kemi me ça mu nxeh”, tha Sami Rrahmanaj, përfaqësues i fshatit Kobaj.
Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Lulzim Krasniqi, në këto lokalitete ka pasur një defekt të cilin ekipet kanë dalë në terren, tani ai është sanuar, ndërsa banorët kanë furnizim të qëndrueshëm”.
Sipas banorëve, kjo gjendje po krijohet për shkak të mungesës së investimeve në rrjetin elektrik të përçuesve të tensionit të lartë që nga vitet 70./rtk
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...