Kreu i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes.
Abdixhiku ndër të tjera, ka uruar festën e Krishtlindjeve duke uruar në të njëjtën kohë paqe, shëndes dhe mirësi për të gjitha familjet, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, i pari i LDK-së uroi që kjo festë ta gjejë vendin tonë në harmoni e begati.
“Sonte, së bashku me Albinën, ishim mysafirë në pritjen solemne, të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes. Nga Qendra “Bogdanipolis” në ambientin e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë i përcollëm urimet tona dhe të Lidhjes Demokratike për të gjithë besimtarët e krishterë që sonte shënojnë e festojnë Krishtlindjen.”, ka shkruar kreu i LDK-së në Facebook.
“Uroj që kjo Krishtlindje, familjet tuaja t’i gjej me shëndet paqe e mirësi; që dhurata e vërtetë që merrni në këtë festë të jetë koha e lumtur që kaloni me ta. Uroj që kjo natë e kjo festë të gjej vendin tonë në harmoni e begati, siç kemi ditur të jemi gjithherë.”, shtoi ai.
“Nga të gjithë ne në LDK, Gëzuar, për shumë mote!”, përfundoi kreu opozitar./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...