Çitaku: Me urimin që të mësojmë më shumë nga vepra e Anton Çetës, urime Krishtlindjet

22:47 | 24 Dhjetor 2023
E.G

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Vlora Çitaku ka uruar Krishtlindjet me urimin që të mësojmë më shumë nga vepra e Anton Çetës.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku tha se Antoni Çeta na bashkoi në ditët tona më të rënda, shkruan Arbresh.info.

“Krishtlindje t’bardha! Me imazhin e një shqiptari të madh, i cili na ka bashku në ditët tona më të rënda. Antoni Cetta ka qenë edhe katolik, edhe mysliman. Edhe qytetar, edhe fshatar. Edhe akademik, edhe bujk.”, shkroi ajo.

“Ma i miri prej nesh. Me urimin që të mësojmë më shumë nga vepra e tij, urime Krishtlindjet.”, u shpreh Çitaku./Arbresh.info/

Të ngjashme