Osmani bashkë me bashkëshortin festuan Krishtlindjen në një familje në Prizren

22:14 | 24 Dhjetor 2023
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani festën e Krishtlindjes  e ka kaluar në familjen Laçi në Prizren.

Kështu bëri të ditur presidentja me anë të një postimi në Facebook, ka ndarë foto nga festa, shkruan Arbresh.info.

“Sikurse çdo vit, kremtën e Krishtlindjes e kaluam në mesin e familjeve të Kosovës, për të ndarë gëzimin e festave. Kësaj rradhe, bashkë me Prindonin, qëndruam në familjen Laçi në Prizren.”, ka shkruar Osmani.

“Aty ku mikëpritja, tradita e filigranit dhe bashkimi i familjes me pjesën nga mërgata i japin sharm atmosferës festive.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme