Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar festën e Krishtlindjeve të gjithë shqiptarëve të besimit katolik.
Konjufca, përmes një postimi në Facebook, uroi që shëndeti , gëzimi, prekja e dashurisë dhe solidaritetit më të thellë qofshin ato që shoqërojnë këtë festë në familjet tuaja dhe kudo, shkruan Arbresh.info.
“Besimtarëve katolikë shqiptarë dhe të gjithë të tjerëve kudo që ndodhen ua uroj festën e Krishtlindjes! Kjo ditë vjen për të shtrirë frymën e saj të ngrohtësisë e mirësisë me njëri-tjetrin, përkujdesit dhe përkushtimit, shpresës, ideve të së mirës dhe së drejtës, përqafimi i të cilave ekuilibron jetën dhe horizontet e përbashkëta.”, ka shkruar Konjufca
“Shëndeti, gëzimi, prekja e dashurisë dhe solidaritetit më të thellë qofshin ato që shoqërojnë këtë festë në familjet tuaja dhe kudo.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...