Google ADS

Truku i fshehur në iPhone që i bën mesazhet e Krishtlindjeve më të veçanta

21:46 | 24 Dhjetor 2023
E.G

MQTech Tok ka zbuluar një truk për t’i bërë urimet e Krishtlindjeve më të veçanta.

Ky truk funksionon vetëm në telefonat iPhone, dhe është ideal për t’i dërguar mesazhe njerëzve gjatë festave të fundvitit.

Së pari duhet të hapni aplikacionin Messages, dhe të zgjidhni personin të cilit dëshironi t’ia dërgoni tekstin.

Pasi të shkruani urimin, mbani të shtypur butonin dërgo, dhe iu shfaqet opsioni për të animuar mesazhin.

Më pas klikoni Screen, zgjidhni animacionin që dëshironi dhe dërgoni mesazhin.

Dhe për t’i bërë gjërat më të lehta, mund t’u dërgoni mesazhin shumë njerëzve në të njëjtën kohë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme