Prishtina ka arritur të triumfoj ndeshjen ndaj Vëllaznimit me rezultat 97-93, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Periudha vendimtare ishte çereku i dytë kur bardhekaltrit arritën të fitojnë me rezultat të thellë 29-14, që edhe i dha kahjen kësaj ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Por Vëllaznimi nuk u dorëzua dhe në çastet e fundit pati mundësinë të fitoj ndeshjen por Jalen Ray nuk ishte i saktë në gjuajtjen për tre pikë.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje Sammuels Sessoms me 25 pikë.
Teksa tek Prishtina me 23 pikë u dallua Davis, po ashtu lojë të mirë bëri edhe Fisnik Rugova me 20 pikë.
Pas 14 ndeshjeve Prishtina është e treta në tabelë me nëntë fitore teksa Vëllaznimi është i pesti me shtatë fitore e po aq humbje./Arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...