Nga 1 Janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtarë apo të vetëpunësuarit si profesionistë të lirë nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të jenë pjesë e skemës 15-23% sipas të ardhurave të deklaruara. Pas miratimit nga qeveria, tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare lista me profesionet që preken nga ky regjim i ri.
Në komisionet parlamentare gjatë diskutimit të buxhetit 2024, Ministri i Financave Ervin Mete, tha se nga taksimi i këtyre profesioneve, buxhetit të shtetit do t’i shtohen plot 30 mln euro. Sipas tij përfshirja e këtyre profesioneve në sistemin e taksimit ndodhi për shkak se shumë individë ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim./tvklan.al
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë