Sikurse çmimi ashtu edhe funksioni i tyre është shumë i ndjeshëm. Ata shpesh janë në thumb të kritikës si nga tifozët, ashtu edhe nga drejtuesit e klubeve, trajnerët e futbollistët. Por, misioni i tyre është fisnik – ndarja e drejtësisë.
Çmimi “Referi më i mirë” i ka takuar Visar Kastratit. Ai është shpallur më i miri i vitit bazuar në llogaritjen e vlerësimeve si gjyqtar kryesor dhe gjyqtar në VAR. Kastrati është vlerësuar me notën mesatare 8.10 bazuar në performancën e tij gjatë stinorit pranveror dhe vjeshtor të vitit 2023 dhe kësisoj është ranguar më mirë se kolegët e tij.
Çmimin për Visar Kastratin e ndau Ismet Shurdhani, ish-refer me renome dhe aktualisht anëtar i komisionit për vlerësimin e referëve.
“Fillimisht falënderoj Komisionin e Gjyqtarëve për vlerësimin. Falënderoj edhe kolegët e mi gjyqtarë, sepse puna jonë është ekipore. Falënderoj edhe familjen për mbështetjen dhe sakrificën. Besoj se ky çmim do të jetë një shtytje e madhe që të ngrisim nivelin tonë dhe të jemi në hap me ngritjen e futbollit në Kosovë”, ka theksuar Kastrati./ffk
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...