Hoxhaj uron Krishtlindjen: Shëndet, dashuri, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët

18:19 | 24 Dhjetor 2023
E.G

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar festën e Krishtlindjes, e cila pritet sot nga besimtarët e besimit të krishter.

Hoxhaj, me anë të një postimi në Facebook , ka uruar të gjithë qytetarët e besimit të krishter në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që gjenden, për festën e Krishtlindjes, e cila pritet sot, shkruan Arbresh.info.

“Shëndet, dashuri, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e besimit të krishter në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që gjenden. Urime Krishtlindja!”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info/

Të ngjashme