Sot gjatë ditës është raportuar nga disa media se në veri janë thyer dhe vjedhur zyrat e UNMIK-ut, në Zubin Potok dhe Leposaviq.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshani, për Arbresh.info tha se policia i ka gjetur xhamat e thyera.
Ai shtoi se nuk ka ende informacione se çka është vjedhur atje.
“Ne ekzaminuam të gjitha, por s’e dimë çka ka pasur brenda. Nuk kemi informacione përveç asaj se çka është raportuar, nuk e di”, tha ai.
Elshani theksoi se nëse do të ketë ankesa për vjedhje të njëjtat do të trajtohen./Arbresh.info/
Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, raportohet për 12 të vrarë
Horoskopi për sot, ky është parashikimi i yjeve për shenjën ...
Oda e Minierave mban sot forumin e parë
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Paralajmëron Netanyahu: Libani rrezikon të përfundojë si Gaz...
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot në Sh...