Kampioni në fuqi i Kosovës në basketboll, KB Peja, ka njoftuar se ka transferuar basketbollistin francez, Sadio Doucoure.
Këtë ata e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Bienvenue Sadio! KB Peja njofton transferimin e Basketbollistit francez, Sadio Doucoure – i cili i bashkohet Kampionëve të Kosovës nga Superliga Franceze”.
“Doucoure është basketbollist i pozitave 3/4 dhe është përforcimi i rradhës në synimin për të mbajtur titullin në tempullin e Kampionëve”, thuhej në njoftimin e KB Pejës.
Doucoure karakterizohet për gjatësinë e tij dhe karrierë ka bërë kryesisht në Francë, ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të Nanterres që bën gara në elitën e basketbollit francez.
Ky nuk pritet të jetë transferimi i fundit i Pejës, pasi ata kanë paralajmëruar edhe prurje të reja në vazhdim./telegrafi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...