Google ADS

Gjatë operacioneve në Francë, Gjeorgji dhe Gjermani arrestohen tre shqiptar në kërkim ndërkombëtar

13:31 | 24 Dhjetor 2023
E.H

Tre shtetas shqiptar të shpallur në kërkim, janë arrestuar pas finalizimit me sukses të tri operacioneve në Francë, Gjeorgji dhe Gjermani.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla i cili theksoi se edhe një person tjetër i shpallur në kërkim është arrestuar në Aeroportin “Nena Tereza”, shkruan Arbresh.info.

““Sundimi i Ligjit” është operacioni më i madh i Policisë së Shtetit me shtrirje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel ndërkombëtar në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere, për lokalizimin, ndalimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, ka shkruar Balla në llogarinë e tij në Facebook.

“Falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të vendeve partnere u finalizuan me sukses 3 operacione në Francë, Gjeorgji dhe Gjermani, për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme, në Aeroportin “Nënë Tereza” Policia Kufitare ka ndaluar një shtetas të kërkuar për llogari të drejtësisë poloneze”, shtoi tutje ai.

Mes tjerash, Balla ka përgëzuar Interpol Tirana dhe strukturat e tjera policore.

“Përgëzime Interpol Tirana Fast Albania Njësisë Antiskifter dhe strukturave të tjera të Policisë së Shtetit të cilët e kanë kuptuar më së miri se duhet t’i japim fund arratisë dhe pandëshkueshmërisë së “të fortëve”, persona me rrezikshmëri të cilët duhet të vendosen para drejtësisë”, tha Balla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme