Google ADS

Renea Morina pikturon xhamat e zyrës së LDK-së, Abdixhikut: Le ta përkrahim këtë artiste të re në rrugëtimin magjik

12:02 | 24 Dhjetor 2023
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ftuar në takim Renea Morinën, vajza e cila pikturon në xhama për ti dal në ndihmë nënën së saj vetushqyese.

Renea ka pikturuar xhamat e zyrës së LDK-së, ndërsa Abdixhiku është shprehur i kënaqur me talentin e saj teksa u ka bërë thirrje për përkrahje, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë

“Jam Renea Morina, jam nxënëse e vitit të parë në Shkollën e Mesme ‘Prenk Jakova’ në Gjakovë. Jetoj me nënën time e cila është nënë vetëushqyese; dhe për t’i mbuluar shpenzimet që kemi, shpreh dëshirën të pikturoj në xhama për shuma simbolike. Të interesuarit më shkruani.”

Ky ishte postimi i Reneas ditë më parë. Me këtë postim ajo veçse kishte marrë zemrat tona.

Së bashku me Jehonën, këtë vikend, Renean dhe nënën e saj Rajmondën, e ftuam në LDK. E ftuam jo vetëm për t’i zbukuruar zyret tona, por për t’i dhënë kësaj artisteje të re sa më shumë zë e shtytje në ndjekjen e ëndërrave të bukura që i ka përpara.

Renea përveç se ishte një vajzë e mrekullueshme dhe e sjellshme, kishte dhe talent të paparë. U kënaqëm me Erën e Rozin teksa shihnim se si vijat e tyre të bardha, shpejtë u shndërruan në panoramë fundviti të cilën do ta shohim çdo ditë këto ditë.

Shpërndajeni. Le ta përkrahim këtë artiste të re në rrugëtimin magjik që i ka vënë vetes përpara. Atë mund ta kontaktoni në llogarinë e saj në instagram: renea.artist/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme