Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë merr një pamje magjepsëse në prag të festës Krishtlindjes.
Një periudhë e caktuar i paraprin kohës së Krishtlindjeve, e cila quhet “ Koha e ardhjes” dhe janë katër javë para kësaj të kremteje dhe kryesisht në këtë periudhë.
Për të mësuar më shumë për festën e Krishtlindjes dhe tradita e mënyrës se si festohet në Kosovë.
Për Arbresh.info, na tregon Don Agim Qerkini.
“Atmosfera këtu si gjithmonë vazhdon të jetë e bukur me aktivitete të ndryshme. Sigurisht në kohën e ardhjes shumë më intensive dhe kam përshtypjen që edhe ditët në vijim kur do të intensifikohen edhe më fortë aktivitetet qoftë ato të përshpirtshme, apo edhe të tjera, të cilat e shoqërojnë këtë festë, të shkojnë për së mbari dhe të jenë vërtetë festive. Një periudhë e caktuar i paraprin kohës së Krishtlindjeve që quhet koha e ardhjes dhe janë katër javë para kësaj të kremteje dhe kryesisht në këtë periudhë, pra fjala është me të dielën e parë të ardhjes që zakonisht është ose në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit dhe kryesisht në atë kohë fillojnë edhe parapërgatitjet qofshin ato liturgjike meqë fillojmë një vit kishtar me të dielën e parë të ardhjes po edhe këto të tjerat që e shoqërojnë në kuptimin e dekorimit dhe krijimit të një ambienti festiv”, tregon Don Qerkini.
Ai po ashtu, thotë se festa e Krishtlindjeve ka një traditë për nga mënyra se si festohet.
“Festa e Krishtlindjeve tashmë ka një traditë dhe Krishti njëherë ka lindur në Betlehem e mishëruar fjala e Zotit që do të thotë hyji është bërë njeri, ka marrë formën, trupin dhe natyrën njerëzore dhe në këtë mënyrë i ka ardhur në takim dhe që atëherë vazhdon të përkujtohet kjo ngjarje që është në ujë nga më të gëzuarat në historinë e njerëzimit. Pastaj për sa i përket kremtimit të festës ajo lidhet ngushtë me papën Telesforin që në shekullin e dytë e këndej ndërsa festa e Krishtlindjeve me formë liturgjike fillon të kremtohet solemnisht në Romë qysh në gjysmën e parë të shekullit të katër që lidhet ngushtë edhe me një kalendar të atëhershëm liturgjik që ka të bëjë me vitin 336 kur gjenden shënimet të cilat flasin për Natus Christus Betlehem Judae dhe përkujtojnë këtë ngjarje të lindjes së Krishtit në Betlehemin e Judesë”,
Festës së Krishtlindjes i paraprin koha e ardhjes, e cila përbëhet nga katër javë, e që kjo pasqyrohet në kurorën e adventit me katër qirinj.
“Është periudha e cila na fton në parapërgatitje për këtë kremte, një përudhë kohore e cila na nxit dhe na motivon që edhe me përshpirteni të angazhohemi në lidhje me përgatitjen tonë shpirtnore për këtë të kremte të madhe këndej janë edhe motive dhe simbolika të cilat e shoqërojnë këtë kohë siç janë kurora e adventit me katër qirinj dhe i referohemi natyrisht me thënie të ndryshme pikërisht javëve të caktuara sepse çdo e diele, ato katër të diela kanë një porosi të veçantë që e karakterizojnë atë si një nxitje, motivim i ynë që të meditojmë mbi fjalën e Zotit, që të meditojmë për këtë ngjarje të madhe për historinë e njerëzimit e në jetën tonë të krishterë veçanërisht ” , shprehet Don Qerkini.
Kur jemi te kremtimet e Krishtlindjes, një pjesë e rëndësishme e saj është edhe Betlehemi, i cili daton nga viti 1223 nga Shën Françesku i Asisit, i cili kishte një përshpirteni të veçantë ndaj Krishtit foshnje.
Sipas Don Qerkinit, Betlehemin e krijojnë edhe familjet katolike.
“Hera e parë që dimë për një Betlehem është pikërisht nga ai në vitin 1223 dhe që atëherë Betlehemi është bërë pjesë që e shoqëron të gjithë kohën e Krishtlindjes që në kohën e ardhjes e sidomos deri në festën e epifanisë që është ardhja e tre mbretërve që e shënojmë me 6 janar.Kur jemi para Betlehemit, vetë fjala Betlehem, kjo qytezë në tokën e shenjtë ka një histori të lashtë dhe i referohen këtij vendi edhe në kohën e lashtë”, tregon ai.
“Përshkrimi I ngjarjes të cilës Shën Françesku i referohet bazohet në Ungjill dhe atë sidomos në Ungjillin e Shën Lukës i cili në detaje e përshkruan në mënyrë të mrekullueshme këtë ngjarje të lindjes së Krishtit. Engjëlli që e shohim I referohet engjëllit Gabriel, i cili sjell lajmin e gëzueshme , pastaj barinjve, pastaj e shohim Marinë që është Nëna e Krishtit që e shoqëronte familjen e shenjtë si rojtar I familjes së shenjtë, kujdestar i Marisë, sepse ata ishin të fejuar ne ende nuk e kemi të vendosur Krishtin foshnje sepse atë e vendosim në Natën e Krishtlindjeve”, thotë Qerkini.
Ndërkaq, sa i përket vizitave, ai thotë se Katedralja vizitohet mjaftueshëm, por në kohë festash numri i vizitorëve rritet më shumë edhe, kjo për shkak të ambientit të bukur, i cili është krijuar në Katedrale.
E për këtë ambient, Don Agim Qerkini thotë se ka pasur përkujdesje nga njerëz vullnetmirë, sidomos nga të rinjtë.
“Me gjithë modestinë mund të them pa ekzagjeruar asgjë përveç gjërave që duken se janë më të nevojshme shumë më shumë për këto detaje kujdesen motrat e nderit të cilat shërbejnë këtu pastaj janë edhe shumë të rinj dhe të reja të cilat iu qëndrojnë afër dhe u ndihmojnë por aty këtu nuk mungon as ndihma ime”, shprehet ai.
Ndërkaq, për festimin e Krishtlindjes në aspektin fetar është agjenda e njëjtë.
“Mesha e mesnatës është gjithmonë në mesnatë me 24 dhjetor i paraprin natyrisht pritja solemne që bëhet në mbrëmje me rastin e festës për njerëzit që vijnë dhe urojnë dhe kështu ngadalë përgatitemi për fillimin e meshës por para se të fillojë mesha kemi një program të shkurtë me fëmijët dhe të rinjtë që të krijohet ai ambient i këndshëm edhe ato gjëra bëhen sepse për ne dita e Krishtlindjeve është e kremte, pavarësisht çfarë dite bie. Këtë herë vigjilja i bie të dielën dhe dita e festës është të hënën, ku pastaj meshën e kemi si të dielën me orare të caktuara”, tregon Qerkini
Pjesa më e bukur e Krishtlindjeve është vetë Krishtlindja, shprehet prijësi fetar i Katedrales “Nëna Terezë”.
“Si e kremte ngërthen pastaj në vete shumë detaje brenda vetes por sigurisht ndër porositë thelbësore të Krishtlindjes lidhen ato të përkujtimit të kësaj ngjarje që hyji është dashuri dhe në këtë kuptim ai është denjuar, përvajtuar që të vijë në takim me njeriun sepse është në kërkimin tonë, të t’ gjithëve pa dallim prandaj porosia më e veçantë që do të thosha është që këto kremte na ftojnë që edhe ne të ruajmë këtë gëzim dhe këtë dritë në shpirtrat tanë që ta duam më fortë njëri-tjetrin, të vihemi në ndihmë të njëri tjetrit, dëshmi të shenjtërve e sidomos të Shën Nënë Terezës se këtu ndodhemi në shenjtoren e saj” , shprehet ai.
Për fund, Don Qerkini ka një mesazh për gjithë shqiptarët dhe për të rinjtë në veçanti.
“Mesazhi im do të ishte që ne të vazhdojmë të ruajmë paqen në zemrat tona, sepse Zoti vjen në botë që të sjellë paqe mes njerëzve, pastaj që të ketë jo vetëm në kuptimin formal një tolerancë mes njerëzve, por një dashuri më praktike në kuptimin e plotë të fjalës, të shërbimit të njëri-tjetrit dhe të jenë të bijtë e dritës vend të errësirës sepse, ajo është më kuptimplote dhe për të jetojmë” , u shpreh ai.
Katedralja “Nëna Terezë” edhe këtë vit mbledh bashkë të gjitha besimtarët katolikë për të festuar një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtere, në të cilën kujtohet lindja e Jezu Krishtit./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”