Google ADS

Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë

08:33 | 24 Dhjetor 2023
E.H

Festat e fund vitit kanë bërë që shumë mërgimtarë, si çdo vit edhe këtë herë, të vijnë në vendlindjen e tyre, në Kosovë.

Si rrjedhojë e kësaj, nëpër pikat kufitare kanë filluar të krijohen kolona të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se në pikën hyrëse tek Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 1 orë ndërsa kolona e automjeteve është 150 metra.

Kurse në Merdar, kolona e automjeteve arrin 100 metra, ndërkaq pritjet për të hyrë në Kosovë janë 20 deri në 30 minuta./Arbresh.info

Lexo edhe:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme