Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni policor në Leposaviq për “tregti të ndaluar” e “shmangie nga tarifat doganore”.
Sipas policisë gjatë kontrollit në marketin e një gruaje janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore, nga Dogana e Kosovës dhe shumë çështje të tjera do të mbizotërojnë vitin e ardhshëm zgjedhor.
“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ne bashkëpunim me Njësitin Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës, sot me date 23.12.2023 kenë vazhduar operacionin që kishte filluar me 21.12.2023 në Leposaviq.
Operacioni policor zhvillohet nën dyshimin se janë kryer veprat penale “Tregti e ndaluar ” dhe ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” .
Gjate kontrollit në depon e një marketi, pronë e të dyshuarës G.T., (viti i lindjes 1968, femër kosovare), janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës, mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore.
Rasti do të trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë dhe Doganën e Kosovës.”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...