Një politikane serbe, Rada Trajkoviq ka reaguar pas konferencës së mbajtur sot nga Albin Kurti, i cili ka alarmuar për rigrupimet në Serbi të grupit të Radojiçiqit.
Trajkoviq ka thënë se Kosova ka pasur disa mundësi për ta arrestuar por s’kishte arritur. Politikania serbe thotë se ndoshta“dëshmia e Radojiçiq do të ishte e papërshtatshme për elitat politike në Kosovë” dhe njejtë “për ato të Serbisë”, shkruan Arbresh.info.
Trajkoviq ka thënë se gjithçka që mbetet sot është “nxitja e frikës”.
“Kosova kishte disa mundësi për të arrestuar Radoiçiqin, por nuk ia arriti. Kjo mund të jetë pasi dëshmia e tij mund të jetë po aq e papërshtatshme për elitat politike të Kosovës sa do të ishte për atë të Serbisë. Gjithçka që mbetet për të bërë tani është të nxitësh frikën dhe të ngacmosh/destabilizosh vazhdimisht komunitetin tone”, ka shkruar ajo në platformën X, e njohur më parë si Twitter./Arbresh.info/
Kosovo had several opportunities to arrest Radoicic yet failed to do it. This may be as his testimony could be as inconvenient to Kosovo’s political elites as it would be to Serbia’s.
All that is left to do now is to fear-monger and continuously bully/destabilise our community. https://t.co/ctX9hsc7Qk
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 23, 2023
/Arbresh.info/
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi