Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ishin për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, ku uruan festat e fundvitit dhe drekuan së bashku me të moshuarit.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, u shpreh se është një kujtim i bukur, që kreu i shtetit zgjodhi të shkojë në Fier, si dhe falënderoi stafin e Qendrës për shërbimet e ofruara, për të moshuarit.
“Tryeza që na mblodhi Presidenti sot, na ka bërë bashkë, mazhorancë, opozitë, pushtet vendor dhe në fakt ky është roli i Presidentit, që edhe pse kemi ndasi ky institucion na bën bashkë”, pohoi ministri Balla.
Presidenti Begaj në fjalën e tij tha se festat ndahen me njerëzit dhe duke qenë bashkë, shprehen dëshirat për një vit të ri më të mirë e të begatë./euronews.al
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje