Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Olimpiada XVI Matematike e Kosovës.
Në fillim të fjalës së tij, kryeministri tha se “Matematika, siç e dimë të gjithë, nuk është thjesht një lëndë mësimore, por është një gjuhë universale e cila i tejkalon kufijtë, kulturat dhe identitetet. Është një gjuhë e saktësisë, dhe vërtetësisë, por edhe e imagjinatës e mundësive të pakufizuara”.
Më tej, ai përmendi mbështetjen në fushën e arsimit, ku në vitin 2023, si Qeveri kemi ndarë 1,882 bursa për vajzat që studiojnë në fushat STEM, krahas 2748 bursave të tjera të ndara në dy vitet paraprake. Sivjet studentët i kemi mbështetur financiarisht me 3 milionë euro, në pesë skema të ndryshme të bursave, në të gjitha nivelet. Aktualisht në Republikën e Kosovës, gjysma e studentëve në STEM janë vajza, ndërkohë që mesatarja në Bashkimin Evropian është 17%.
Krahas mbështetjes së drejtpërdrejtë, përmirësimit të cilësisë dhe infrastrukturës në arsim po angazhohemi që nxënësit dhe studentët e të gjitha niveleve, të kenë kushtet optimale dhe të barabarta që të mund të mësojnë e shfaqin talentet e tyre.
Matematika është një mjet i jashtëzakonshëm që shërben si mjet për qenien njerëzore për të zgjidhur sfidat dhe problemet në rrugën e përditshme pavarësisht drejtimit. Ajo është vegla që na drejton drejt zgjidhjeve, duke na lejuar të eksplorojmë, të analizojmë dhe të gjejmë rrugëdalje në mënyra të ndryshme.
“Madje do të thosha që matematika si gjuhë universale, dhe gjuha e bukur shqipe, janë dy shinat e binarëve të ngritjes profesionale e intelektuale për secilin prej neve”, shtoi kryeministri.
Në përfundim, ai tha se “Përkushtimi ynë për të ofruar mbështetje pa rezervë për juve nxënës, për nxënësit tanë gjithandej e për fëmijët e Kosovës, do të jetë i vazhdueshëm. Unë i uroj secilit prej jush suksese këtu dhe në garat që do të vijnë më pas”.
Kujtojmë se nga kjo olimpiadë do të përzgjidhet ekipi prej gjashtë nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 65-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2024, e cila do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, do të përzgjidhet ekipi prej katër vajzave që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 13-të Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2024, e cila do të mbahet në Gjeorgji në vitin e ardhshëm si dhe do të përzgjidhen nxënësit që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 5-të Matematike Kosovë – Shqipëri, e cila do të mbahet në muajin korrik në vitin 2024./Arbresh.info
Osmani anulon vizitën shtetërore në Brunei, shkaku i zhvilli...
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...