Manchester United vazhdon krizën, teksa ka pësuar edhe humbjen e dytë në tre ndeshjet e fundit, teksa është mposhtur nga West Ham United me rezultat të pastër 2-0.
Pjesa e parë u mbyll baras pa gola 0-0, edhe pse të dyja skuadrat kishin raste shumë të mira shënimi.
Alejandro Garnacho rreizkoi dy herë për mysafirët, derisa Mohammed Kudus për vendasit, por pa arritur të gjejnë golin.
Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0.
West Ham shtoi presionin në pjesën e dytë, teksa në minutën e 72-të gjetën golin e epërsisë me sulmuesin anglez Jarrod Bowen që realizoi për 1-0.
Vetëm gjashtë minuta më vonë vendasit shënuan edhe golin e dytë, me Lucas Paquetan që bëri asistimin e dytë në këtë sfidë, derisa Mohammed Kudus realizoi për 2-0.
Deri në fund gola më nuk pati dhe West Ham United ndali pikët e plota në Londër.
Me këtë fitore ‘Çekanët’ ngritën në pozitën e gjashtë në tabelë me 30 pikë, derisa Djajtë e Kuq zbresin në vendin e tetë me 28 sosh. /Telegrafi/
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...