Një kërkesë e bërë nga Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristani, për ta vizituar nënën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, pas një sulmi në zemër, është refuzuar prej një gjykate në Rumani.
“Shteti rumun ka vendosur që ajo të jetë e vetmuar për Krishtlindje, nëse është e gjallë”, ka thënë Andrew në X – platformë e njohur më parë si Twitter.
Vëllezërit Tate aktualisht përballen me akuza për dhunim dhe trafikim, ndonëse të dy i hedhin poshtë ato.
Aktualisht, ata nuk mund të largohen prej Rumanisë.
Seanca e fundit është mbajtur me dyer të mbyllura dhe gjyqtari pritet të publikojë arsyetimin mbi vendimin në ditët në vijim.
Vëllezërve u është garantuar liria për të lëvizur brenda Rumanisë, pas një periudhe nën arrest shtëpiak, mirëpo udhëtimi ndërkombëtar është i kufizuar.
Ata janë arrestuar në dhjetor të vitit 2022.
Ata akuzohen se kanë abuzuar me gratë duke u premtuar martesë në këmbim të akteve intime.
Andrew Tate insiston se është i pafajshëm, dhe beson se prokurorët kanë mungesë provash për akuzat që rëndojnë mbi të.
Ai ka tentuar së fundi që t’i rikthejë asetet e konfiskuara, përfshirë makinat luksoze dhe orë në vlerë të miliona eurove./rel
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...