Manchester City është shpallur kampion i botës për klube, pasi mposhti në finale Fluminensen me rezultat të thellë 4-0.
City e gjeti golin e avantazhit që në minutën e parë, ku fillimisht Nathan Ake godet shtyllën nga një distancë e konsiderueshme dhe topin e kthyer e shfrytëzoi Julian Alvarez, i cili me lehtësi shënoi për 1-0.
Pas golit të shënuar, City mori kontrollin e ndeshjes duke arritur ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar.
“Qytetarët” dyfishuan epërsinë në minutën e 27-të, pasi qendërmbrojtësi brazilian Nino, shënoi në rrjetën e portës së tij për shifrat 2-0.
Pjesa e dytë u karakterizua me dominim të plotë të anglezëve, të cilët përkundër avantazhit prej dy golave kërkonin me ngulm edhe gola të tjerë.
City pati dy raste të mira me Bernardo Silvan dhe Phil Foden, por portieri veteran i brazilianëve Fabio ua mohoi golin.
Kampioni anglez mbylli përfundimisht dilemën e fituesit në minutën e 74-të, kur Phil Foden shënoi për 3-0 pas asistimit të Julian Alvarez.
City gjeti rrugën e rrjetës edhe një herë tjetër në këtë sfidë, kur Julian Alvarez (88’) shënoi golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij, për rezultatin përfundimtar 4-0.
Kjo ishte hera e parë në histori të klubit anglez që shpallet kampion i këtij kompeticioni, teksa tani ata numërojnë pesë trofe të fituar në vitin 2023./Telegrafi/
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë