Google ADS

Krasniqi: Kosova është në të drejtën e saj që të hartojë statutin

18:14 | 22 Dhjetor 2023
KRG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka paraqitur 7 pika me të cilat parashikon normalizimin e raporteve me Serbinë dhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike gjatë vitit të ardhshëm.

Ai thotë se në vitin 2024, mund ta shkruan një draft modern evropian në konsultim me ministrat e komuniteteve, Nenad Rashiq dhe Elbert Krasniqi.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, tha për RTK, tha se draftstatutin, Qeveria e Kosovës është dashur ta hartonte shumë më herët të e vinte në tavolinë dhe pastaj dhe të diskutohej mbi draftin e Kosovës.

“Kjo nuk ka ndodhur fatkeqësisht, nuk ka ndodhur edhe me qeveritë pararendëse, edhe ato do të duhej ta kishin kryer këtë punë, kështu që ne kemi kaluar në defansivë me vet faktin që është lejuar që Bashkimi Evropian ta hartojë  atë”, tha Krasniqi.

Sipas tij Kosova është në të drejtën e saj që të hartojë statutin, por ai është shprehur se ka frikë për këtë çështje, pasi që jemi të vonuar.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, tha se ka mungesë të vullnetit politik në dy anët. “Unë jam i bindur se në tërë këtë proces ka mungesë të vullnetit politik dhe guximit në të dy anët”, tha ai. Sipas tij, dialogut nuk po i shihet drita në fund të tunelit.

Të ngjashme