Google ADS

Policia konfirmon: Sekuestrohen rreth 50 kamera në tri fshatrat me shumicë serbe në Gjilan, ishin vendosur ilegalisht

15:29 | 22 Dhjetor 2023
R J

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në Gjilan ka larguar të gjitha kamerat ilegale në komunat me shumicë serbe në Komunën e Gjilanit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në koordinim me prokurorinë e shtetit ka zbatuar urdheresën e Gjykatës Kompetente në Gjilan në bazë të se cilës ka sekuestruar kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në vende publike në komunat e Kllokot, Partesh dhe Ranillug te rajonit të Gjilanit”, ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës, Valon Osmani.

Sipas tij, sekuestrimi i kamerave është bërë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara”.

“Sekuestrimi i kamerave është bërë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara”, nga neni 202 i KPRK-së, në mbështetje të ligjit për Policinë e Kosovës për mbrojtjen e të dhënave personale”, shton Osmani.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti vazhdon të hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Gjilan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme