Google ADS

Turqi: Më shumë se 300 persona arrestohen për lidhje të dyshuara me ISIS

15:25 | 22 Dhjetor 2023
KRG

Policia turke ka arrestuar më shumë se 300 persona për lidhje të dyshuara me grupin militant të Shtetit Islamik (ISIS) gjatë një bastisjeje gjithëpërfshirëse në 32 qytete, ka njoftuar ministri i Brendshëm turk.

“304 persona u arrestuan gjatë operacionit “Hero-34” i zhvilluar njëkohësisht në 32 qytete kundër organizatës terroriste “Daesh”, shkroi Ali Yerlikaya në X, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Daesh” i referohet akronimit arab për organizatën Shteti Islamik.

Stambolli dhe Ankara ishin ndër 32 lokalitetet ku u krye operacioni i policisë. Rreth 86 persona u arrestuan vetëm në qytetin e Stambollit, tha Yerlikaya.

Turqia ishte skenë e sulmeve të shumta mes viteve 2015 dhe 2017 – disa prej të cilave i atribuoheshin Shtetit Islamik.

Në janar 2017, një sulm në një klub nate në Stamboll, i pretenduar nga ISIS, la 39 të vdekur, ndërsa 109 persona u vranë në tetor 2015 në një sulm tjetër që i atribuohet grupit xhihadist.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme