Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit të armatosur në një universitet të Pragës ku mbetën të vdekur 15 persona.
Me anë të një postimi në “X”, Haradinaj ka shprehur solidarizim me popullin çek dhe familjet e viktimave, shkruan Arbresh.info.
“Të tronditur nga sulmi në qendër të Pragës, i cili ka marrë jetën dhe ka plagosur në mënyrë tragjike qytetarë. Në këto momente të vështira, ne ndajmë dhimbjen dhe solidarizojmë me popullin çek dhe familjet e viktimave.”, shkroi Haradinaj.
Shocked by the attack in the center of Prague, which has tragically taken lives and injured citizens.
In these difficult moments, we share the pain and stand in solidarity with the Czech people and the families of the victims.
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) December 21, 2023
Nga sulmi në Pragë mbetën të vrarë mbi 15 persona ndërsa 24 të tjerë janë plkagosur rëndë.
Sipas policisë, sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.
Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend