Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se mund të kryejë një sulm bërthamor, nëse do të provokohet me armë bërthamore.
Lajmi është bërë i ditur nga media shtetërore e Penianit, ndërsa ky paralajmërim vjen pas një takimi mes përfaqësuesve të Koresë së Jugut dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës javën e kaluar në Uashington, ku sipas mediave ndërkombëtare u diskutua mbi parandalimin e sulmeve bërthamore të mundshme nga Koreja e Veriut.
Megjithatë, sipas medias shtetërore të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dyshohet të ketë dhënë urdhër që të mos ketë hezitim për nisje të sulmeve bërthamore kur armiku mund ta provokojë atë me armë bërthamore.
Menjëherë pas këtij lajmi kanë reaguar Uashingtoni, Seuli dhe Tokio, të cilët i kërkojnë shtetit komunist që të ndalojë provokimet dhe të pranojë thirrjen për dialog pa kushte./A2CNN
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...