Aksident në Rahovec, lëndohen katër persona

20:17 | 21 Dhjetor 2023
E.G

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Rahovec-Malishevë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili thotë se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në rrugën “Shkodrani” në Rahovec (rruga Rahovec-Malishevë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri automejete. Përveç dëmeve materiale katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.”

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin, bën të ditur Elezaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme