Policia e Kosovës në rrugën Koshuticë – Leposaviq në tri raste të ndara ka parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Kosovës.
Në rastin e parë është ndaluar vetura me targa serbe me dy të dyshuar në ët cilën ishte ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore, shkruan Arbresh.info.
“Vetura Hyundai, ngjyrë e hirit me targa serbe me dy të dyshuar meshkuj, në të cilën kishte të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë)”, bën të ditur policia.
Në rastin e dytë është ndaluar një kamion me targa vendore në të cilin ishin ngarkuar drunjë.
“ Kamioni SCANIA me targa të RKS-së, të cilin e voziste i dyshuari mashkull dhe në kamion kishte të ngarkuar drunjë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në rastin e tretë është ndaluar një veturë me targa serbe në të cilën ishte ngarkuar vetura me ambalazh të birrave.
“Vetura e tipit SHARAN ngjyrë e hirit, me targa serbe, me vozitës të dyshuarin mashkull, vetura e ngarkuar me ambalazh të birrave.”, njofton policia.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar tri raste “Kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare më tentativë”, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...