Policia shqipton 2336 gjoba brenda 24 orëve

18:33 | 21 Dhjetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ëshët duke realizuar urdhrin operatib “Sigura në Trafik  2023” pas rasteve të fundit të aksidenteve me fatalitet.

Sipas policisë, përveç masave ndëshkuese ka ndërmarrur edhe aktivitete vetëdijsuese për pjesëmarrësit në trafikun rrugor

“Duke marr parasysh intensitetin dhe qarkullimin e vazhdueshëm të njerëzve dhe mallrave jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet tjera të rajonit dhe kudo në botë aksidentet rrugore dhe humbja e jetëve të njerëzve në aksidente rrugore është një sfidë dhe shqetësim permanent.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Bazuar në punën dhe angazhimet tona të përditshme, dhe kompetencave ligjore që bien në fushëveprimin tonë, Policia e Kosovës në vazhdimësi përveç masave ndëshkuese të cilat i ka ndërmarr shkaku i aksidenteve dhe kundërvajtjeve në trafik, ka ndërmarr edhe aktivitete vetëdijsuese për pjesëmarrësit në trafikun rrugor.”, njofton policia.

Sipas njoftimit, aktivitete e fushata vetëdijësuse dhe plane operative ende janë në proces dhe po realizohen nga Policia e Kosovës nga niveli qendror dhe drejtoritë rajonale të Policisë, me të vetmin qellim vetëdijsimin e pjesëmarrësve në trafik në veçanti shoferëve në funksion të zvogëlimit edhe mëtejmë të aksidenteve në trafik dhe krijimit të një sigurie më të madhe rrugore për të gjithë.

Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa policia kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;

në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.​

t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit,

të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë

të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj.

Për rezultatet dhe masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore gjatë implementimit të urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023” në nivel vendi, për 24 orët e kaluara (20.12.2023) janë shqiptuar 2336 gjoba.

Ndërkaq janë konfiskuar 59 patentë shoferë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme