Deputeti i Lëvizjes Vetëvendsoje, Mefail Bajqinovci e ka quajtur të duhur vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave për kodimin e emisioneve të kategorisë reality show.
Sipas tij duhet mbrojtur fëmijët “nga skenat dhe gjuha e turpshme që sjellin këto programe”, shkruan Arbresh.info.
“Vendim i duhur. Komisioni i Pavarur i Mediave përmes një rregulloreje të re ka vendosur që programet të cilat i përkasin kategorisë reality shoë, të kodohen. Duhet t’i mbrojmë fëmijët nga skenat dhe gjuha e turpshme që sjellin këto programe.”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë që, emisionet “Reality shoë” do të mund të shikohen në platformat televizive vetëm nëse e dini kodin sikurse ndodh me filmat për të rritur.
Ky vendim është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Mediave ku është miratuar ndryshimi i Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.
Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se është bërë vetëm plotësim ndryshimi i rregullores me qëllim të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor e moral./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kodohen programet “Reality show” ku bën pjesë edhe “Big Brother”
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...