Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar Klinika e Stomatologjisë është pajisur edhe më një pajisje të re.
Ministri tha se ky shërbim stomatologjik pediatrik, do të funksionalizohet në vendin tonë.
Sipas tij përmes këtij shërbimi do të lehtësohet përballja me trajtimin, do të reduktohet frika dhe ankthi gjatë trajnimit.
Ndër të tjera, Vitia shkruan se shërbimet stomatologjike dhe edukimin parandalues tek fëmijët i kemi prioritet, teksa shtoi se do të vijojnë me shërbime të reja publike në çdo fushë.
Postimiu i plotë:
Edhe një shërbim i ri këtë vit – stomatologjia publike me “Sedacionin inhalator (N2/02)”
Për herë të parë ky shërbim stomatologjik pediatrik, do të funksionalizohet në vendin tonë.
“Sedacioni inhalator” tek pacienti nuk shkakton analgjezion të plotë, por me të:
lehtësohet përballja me trajtimin
reduktohet frika dhe ankthi gjatë trajtimit
rrit pragun e ngacmueshmërisë së dhimbjes
minimizohen lëvizjet e padëshirushme dhe reagimet ndaj trajtimit stomatologjik
përmirësohet komunikimi dhe bashkëpunimi i pacientit me mjekun
Fillimit të shërbimit me “sedacion inhalator” i parapriu hartimi i “Udhërrëfyesit Klinik” i punuar nga ekspertët tanë.
Tani Qendra Klinike Stomatologjike Universitare u pajisë me aparaturën e veçantë për këtë shërbim.
Shërbimet stomatologjike dhe edukimin parandalues tek fëmijët i kemi prioritet.
Së shpejti me risi jashtëzakonisht të dobishme nga kjo Qendër.
Vijojmë me shërbime të reja publike në çdo fushë./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...