Google ADS

Kryeziu tregon se për çfarë diskutuan sot Kurti me Osmanin

14:46 | 21 Dhjetor 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministri, Albin Kurti kanë pasur një diskutim sot në Kuvendin e Kosovës duke ngjallur kështu reagime të opinionit publik.

Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje se cila ka qenë tema e diskutimit mes tyre, transmeton Arbresh.info.

Sipas tij, bëhet fjalë për Ligjin e ri për Zgjedhje të cilin Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se po mendon ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo edhe:

Osmani tregon se për çka s’po pajtohet me Kurtin

Ky diskutim është zhvilluar sot në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

“Në fjalën e tij sot në mëngjes, në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Kryeministri Albin Kurti, përveç tjerash, tha se 10 ligje të Kuvendit që përbëjnë reforma tejet të rëndësishme në përputhje me ndryshimin e madh demokratik zgjedhor të shkurtit 2021 me slloganin ‘Drejtësi dhe Punësim’, janë të ngujuara, të rrëzuara ose të deformuara te Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Kryeziu.

“Kur pas Kryeministrit e mori fjalën Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ai filloi të përsiatej qysh po mendon ta dërgojë edhe një ligj tjetër në Gjykatën Kushtetuese, kësaj radhe Ligjin e ri për Zgjedhje, që u votua në lexim të dytë në Kuvend sivjet më 8 qershor, u shpall në gazetën zyrtare më 3 korrik dhe hyri në fuqi më 18 korrik 2023. Në atë xhirim shihet Kryeministri Kurti duke i folur Presidentes Osmani për Avokatin e Popullit Qelaj dhe këtë çështje të fjalës së tij”, është shprehur zëdhënësi i Qeverisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme