Liberalizimi i vizave ishte temë diskutimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe komunitetit turk që jetojnë në Kosovë.
Këtyre të fundit, shefi i ekzekutivit i njoftoi për procedurat e lëvizjes drejtë zonës Shengen.
Në kuadër të fushatës për vetëdijesimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave, Kurti tha se ky proces është fituar me vështirësi.
“Nga sot vetëm dhjetë ditë na ndajnë nga janari i vitit 2024, dhe ushtrimit të lëvizjes drejtë zonës Shengen. Për një shtet që çdo i treti qytetar e ka në mërgatë, liberalizimi i vizave është shumë se liri e lëvizjes. Përtej përfitimeve për studentë dhe biznese e sportistët të cilët do të hapin mundësinë e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes, liberalizimi i vizave ka synim kryesor që është mundësia e gjyshërve për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të mbesave dhe nipërve”.
“Për të lëvizur lirshëm në Zonën Shengen, ju duhet të keni pasaportë biometrike. Duhet të ofroni se ku do qëndroni si dhe dëshmi të mjaftueshme financiare dhe biletë kthyese. Liberalizimi është një e drejtë që e kemi fituar me shumë vështirësi”, tha tutje Kurti./eo
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?