Është duke u raportuar në media se Policia e Kosovës ka sekuestruar sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut që ishin në kontroll nga strukturat paralele të Serbisë.
Këto sirena janë lëshuar kur kërkohej që qytetarët të organizohen dhe të dalin në rrugë.
Arbresh.info ka kontaktuar me drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili zyrtarisht nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
“As nuk e mohojmë, as nuk e pohojmë një gjë të tillë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
Portali KosovaNews ka sjellur pamje nga aksion i Policisë së Kosovës në ndërtesat ku kanë qenë të vendosura, këto sirena./Arbresh.info/
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...