Ministri i Ponëve të Brendshme (MPB) Xhelal Sveçla, tha se sfida më e madhe për këtë vit ka qenë ruajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe ruajtja e integritetit territorial në gjithë vendin.
Madje tha se tejet sfiduese ka qenë shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit pas sulmit të grupeve paramilitare atje dhe kulmi i këtyre sulmeve ka qenë ai i 24 shtatorit.
Ai në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, shtoi se edhe dje nga një sulm është rrezikuar jeta e një polici. Sipas tij, së fundi situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm në veriun e vendit.
“Atje institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme ekstremiste, sulmi i 24 shtatorit u menaxhua mjaft mirë edhe pse humbëm heroin Afrim Bunjakun”.
“Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovë është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është se një sulm kemi pasur edhe dje ku është rrezikuar jeta e një polici. Megjithatë situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm”, tha ai./eo
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...