Lëvizja pa viza nga janari, Osmani u kërkon qytetarëve t’i respektojnë rregullat e liberalizimit

11:14 | 21 Dhjetor 2023
E.K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të respektojnë rregullat që kanë të bëjnë më liberalizimin e vizave.

E para e vendit në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, tha se fokusi në këtë vit e sidomos në pjesën e dytë të vitit ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak të agresionit të Serbisë.

Ajo ka thënë se Kosova ka pasur arritje në këtë vit, duke përmendur rangimin në disa fusha. Po ashtu ka përmendur edhe aplikimin në Këshill të Evropës dhe kalimin në fazën e parë në këtë rast.

E para e endnit tha se dhe aplikimi për statusin e kandidatit për BE.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat që janë pjesë e këtij sistemi të liberalizimit të vizave”.

“Siç e dini fokusi gjatë këtij viti ka qenë tekë ruajtja dhe garantim i sigurisë në vend për shkak të sfidave që paraqiten nga fqinji jonë Serbia. Në takimin e fundit të këtij Këshilli tema ka qenë dhuna në baza gjinore. Dhuna vazhdon që të jetë një kambanë alarmuese, kishim rastin e Liridona Admejat që janë shndërruar në tragjedi”.

“Viti përpara kërkon koordinim të vazhdueshëm institucional dhe veprime të mëtejme konkrete me qëllim të arritjes së objektivave dhe shënimit të sukseseve të fusha të ndryshme të cilat ua kemi borxh qytetarëve tanë”.

Ajo tha se gjatë periudhës janar-tetor mbi 80 për qind e rasteve të dhunës kanë qenë gra, sipas saj, shumica dërmuese e rasteve që kanë ndodhur kanë mundur që të parandaloheshin nëse do të kishte veprim të menjëhershme të institucioneve, rapton EO.

“Siç shihet gjatë periudhës janar-tetor mbi 80 për qind gra, duhet të sigurohem që të fuqizohen të gjitha mekanizmat përgjegjës. Shumica dërmuese e vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë kanë mundur të parandalohen nëse do të kishte veprime të menjëhershëm të institucioneve.”

“Me lejoni që ta shpreh pakënaqësinë time që ligji për zgjedhjet e përgjithshme nuk mori parasysh rekomandimet e këtij grupi”, tha ajo.

Të ngjashme