Gjykata Evropiane e Drejtësisë jep dritën jeshile për Superligën Evropiane

10:41 | 21 Dhjetor 2023
D.H

Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka dhënë dritën jeshile themelit të Superligës Evropiane të Futbollit.

Sipas këtij vendimi UEFA dhe FIFA nuk kanë pasur të drejtë të ndalojnë këtë projekt kur u parapa të fillonte në vitin 2021, shkruan Arbresh.info.

12 klube si Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Tottenham, Liverpool, Juventus, AC Milan, Inter, Real Madrid , Barcelona dhe Atletico Madrid janë bashkuar të gjithë si klube themeluese.

Pas 72 orëve të gjitha klubet angleze, Milani, Interi dhe Atletico Madrid u tërhoqën si pasojë e kërcënimeve të UEFA-s dhe FIFA-s që nuk do të mund të merrnin pjesë më në evente të tyre.

Teksa pas një kohe u tërhoq edhe Juventusi teksa mbetën vetëm dy klubet spanjolle Barcelona dhe Real Madridi.

Gjatë ditës së sotme është marrur vendimi nga Gjykata Evropiane e Futbollit se UEFA dhe FIFA kanë vepruar jashtëligjshëm kundrejt skuadrave dhe këtij eventi.

“Rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për miratimin paraprak të garave të futbollit ndërklube, si Super Liga, janë në kundërshtim me ligjin e BE-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Pas këtij vendimi ishte drejtori i Superligës Evropiane, Bernd Reichart ka reagur lidhur me këtë vendim.

“Ne kemi fituar të drejtën për të konkurruar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është FALAS. Klubet tani janë të lira nga kërcënimi i sanksioneve dhe të lira të përcaktojnë të ardhmen e tyre”,  tha drejtori i Superligës Evropiane, Bernd Reichart./Arbresh.info/

Të ngjashme