Google ADS

Momente komike: Anchelotti ngatërron emrin e Tchouamenit në konferencë për media

09:44 | 21 Dhjetor 2023
D.H

Real Madridi luan sonte ndeshjen e xhiros së 18-të në La Liga ndaj Alavesit, si mysafir.

Ndeshja fillon nga ora 21:30, shkruan Arbresh.info.

Teksa në një konferencë të mbajtur për media para ndeshjes, të trajnerit Carlo Ancelotti, ndodhi një situatë komike.

Trajneri madrilen ngatërroi emrin e mesfushorit francez sa ishte duke folur për rolin e tij në skuadrën e Los Blancos pas lëndimeve të shumta në skuadër.

Mesfushorin francez ai e quajti Tchouameningas, ku pas kësaj deklarate plasën edhe të qeshurat në koferencë.

“Tchouameningas (qesh) nuk i pëlqen të luajë si një qendërmbrojtësi si Camavinga. Por ai është shumë i mirë si qendërmbrojtës dhe ai e di këtë. Ai e kuptoi se në rast urgjence mund të luajë si qendërmbrojtës për një ose dy ndeshje. Pastaj, e ardhmja e Tchouameni te Real Madrid është si mesfushor dhe ne të gjithë e dimë këtë”, deklaroi Ancelotti.

Kujtojmë se Tchouameni u transferua verën e vitit 2022 nga Monaco në Madrid, duke u bërë një lojtar kryesor i mesfushës së madrilenëve këtë sezon./Arbresh.info/

 

Të ngjashme