Real Madrid do të tentoj rikthimin e ish mbrojtësit të tyre Raphael Varane në janar

09:30 | 21 Dhjetor 2023
D.H

Real Madridi ka probleme me lëndimet në mbrojtje këtë sezon.

Pas lëndimit të Alabas, në ndeshjen e fundit të madrilenëve, Ancelotti tani ka vetëm dy opsione për mbrojtje, Rudigerin dhe Nachon, shkruan Arbresh.info.

Trajneri italian ka shprehur dëshirën të transferojë një mbrojtës në merkaton e janarit, teksa zërat për një rikthim të mundshëm të Raphael Varane në Madrid janë rritur shumë ditëve të fundit.

Sipas Bild, Los Blancos e shohin si opsion për një rikthim të mundshëm të Varane, gjatë merkatos së janarit.

Por një kthim i francezit në Madrid mund të jetë pak i vështirë pasi edhe Manchester United ka telashe me mbrojtësit këtë sezon dhe Varane ka mbetur alternativa kryesore në mbrojtjen e ‘djajve’.

Kujtojmë që Raphael Varane është transferuar te Manchester United verën e vitit 2021, por la shumë për të dëshiruar.

Ai asnjëherë nuk gjeti formën e tij të lartë siç e ka pasur në Santiago Bernabeu me Real Madridin./Arbresh.info/

Të ngjashme