Google ADS

Arresohet një person, dyshohet për kanosje ndaj një gruaje

09:25 | 21 Dhjetor 2023
R J

Një grua është kanosur nga një mashkull në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se kanosja ka filluar që një kohë të gjatë përmes rrjeteve sociale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Rr. Ndue Perlleshi, Prishtinë /20.12.2023 – 09:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që një kohë të gjatë përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme