Nënshkruhet sot marrëveshja për efiçiencë të energjisë

07:30 | 21 Dhjetor 2023
E.H

Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve lidhur me projektin për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Komuna e Prishtinës.

Në takim do të kenë fjalë hyrëse ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë Sergiy Maslichenko si dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme