Ajvazi: Nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave në trafik

23:36 | 20 Dhjetor 2023
E.H

Aksidentet e ditëve të fundit ku humben jetën disa person dhe mbeten mbetën të lënduar shumë të tjerë ngritën reagimin institucional duke paralajmëruar ashpërsim të masave në komunikacion.

Drejtori i Departamentit për rendin publik në Policinë e Kosovës, Arbresh Ajvazi ka theksuar se Policia e Kosovës njërën nga objektivat kryesor e ka ngritjen e nivelit të sigurisë ne trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve të trafikut .

“Ne jemi duke e implementuar një urdhër operativ “Siguria në trafikun rrugor” dhe kemi planifikuar masa shtesë në parandalimin e aksidenteve ku kërkohet mobilizimi i të gjitha njësive policore të njësive të nivelit qendror që merren me trafikun, njësitë e nivelit rajonal , njësitë e patrullave policore, njësia për kontrolle të autostradave dhe njësitë tjera”, tha Ajvazi në RTK.

Ai po ashtu sqaroi kanë caktuar ekipe të veçanta të eprorëve të policisë të cilët do të bëjnë inspektime të vazhdueshme në terren me qëllim të implementimit të planit operativ.

“Nuk do të ketë tolerancë ndaj asnjë shkelësi të rregullave në trafikun rrugor”, theksoi Ajvazi.

Ai tha se bazuar në statistikat këtë vit janë dy viktima më pak se vitin e kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme