Aksident mes dy veturave në Rahovec, lëndohen tre persona

22:59 | 20 Dhjetor 2023
E.H

Tre persona janë lënduar si pasoj e një aksidenti trafiku në rrugën “UÇK” në Rahovec.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Në aksident janë për dy automjete.

“Rreth orës 20:05 është raportuar aksident trafiku në rrugën “UÇK” në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automejete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme