Siguria në rajonin e Ballkanit është e brishtë, ndaj dhe Shqipëria po forcon ushtrinë.
Ministri i Mbrojtjes i vendit, Niko Peleshi tha se nuk jemi para një rreziku konkret, por konfliktet në veri të Kosovës ndikojnë që të shtohen masat.
Luftërat e hapura në botë dhe situata e tensionuar në rajonin e Ballkanit, për ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë Niko Peleshi duhet të jenë gjithmonë një alarm për Shqipërinë. Duke folur nga Shkodra, Peleshi tha se Shqipëria është një vend i sigurt si shtet anëtar i NATO-s, por gjithsesi kërkon që Forcat e Armatosura të jenë vigjilente dhe në gatishmëri.
“Jemi në moment të rëndësishëm sepse siguria është prioritet për shkak të konflikteve që po zgjerohen në mbarë botën. Ne jemi në një rajon të brishtë, pra në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, fati i mirë është që jemi anëtar të NATO-s por gjithsesi konfliktet e fjetura të rajonit tonë delikat janë të lidhura me situatën e sigurisë në botë. Ne përgatitemi për më të keqen dhe shpresojmë për më të mirën”, tha Peleshi.
“Ju i keni ndjekur ngjarjet, s’ka ndonjë sekret, dy janë pikat e nxehta në Ballkan: veriu i Kosovës dhe Bosnja e Hercegovina për shkak të lidershpit të Republika Sërpskas. Ju i keni ndjekur zhvillimet e fundit, për fat të keq, një pjesëtar i policisë së Kosovës mbeti i vrarë nga një sulm terrorist në veri të Kosovës”, tha ai më tej.
Ministri tha se qëllimi është për të rritur interesin e të rinjve për t’u bërë pjesë e ushtrisë shqiptare./ReportTv
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...