Google ADS

Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra në Kamenicë, dyshohet se vinin nga Serbia

21:39 | 20 Dhjetor 2023
E.H

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Karaqevë e Epërme të Kamenicës.

Në njoftim thuhet se Policia ka ndaluar një automjet VW LT fugon ngjyrë e bardhë me targa vendore, dhe gjatë kontrollit është gjetur foli plastike (ambalazh) rreth 1,005 kg për të cilat i dyshuari nuk kishte asnjë dokument, transmeton Arbresh.info.

Sipas mbishkrimeve, malli dyshohej se ishte me origjinë nga Serbia vlera e mallit sipas tregut është mbi 13 mijë euro.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme