Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot komunën e Pejës, ku është pritur në takim nga kryetari, Gazmend Muhaxheri.
Sipas Abdixhikut, Komuna e Pejës punon sa një Qeveri, ndërsa potencon se pak vende kanë këso bukuri, përcjell Arbresh.info.
“Vizituam punimet e fundit në Çerdhen “Karagaç”, që po bëhej gati për plot 100 fëmijë . Një çerdhe moderne, me kushte e standarde që fëmijët e Pejës i meritojnë në plotni. Këtë model do ta replikojmë në secilin qytet tjetër në Kosovë. ‘Rruga e Re’ parasheh ndërtimin e 80 çerdheve të tilla për vetëm katër vjet”, ka shkruar i pari i LDK-së në llogarinë e tij në Facebook.
Abdixhiku në Pejë ka vizituar edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Karagaç dhe në Vitomericë dhe sipas tij, janë modele të shkëlqyera për kujdesin primar ndaj qytetarëve.
“Vizituam më pas dhe dy Qendra të reja, të Mjekësisë Familjare, njërën në Karagaç e tjetrën në Vitomericë. Sërish, modele të shkëlqyera për kujdes primar ndaj qytetarëve . Njëra zëvendësonte një objekt disadekadësh, tjetra ishte risi e banorëve në Karagaç. Të dyja zgjidhnin përfundimisht kapacitetet e kujdesit primar në Pejë . Do t’i përurojmë në ditë të pavarësisë”.
“Ndër shumë projekte të tjera infrastrukturore që po zhvillohen aktualisht në Pejë, vizituam rrugën turistike Vitomericë – Maja e Zezë; një mrekulli 6 kilometërshe mes bjeshkëve e pasurive të bukura të fala nga Zoti. Projekt kapital që le shenjë mbi gjenerata. Rrugë e re që çanë mes bjeshkëve për shtigje të pashkelura ndonjëherë”, shtoi Abdixhiku.
Mes tjerash, i pari i LDK-së ka thurur disa lavde për kryetarin e Pejës, i cili i përket kësaj partie.
“E vetëm Gazi dhe qeverisja e LDK-së në Pejë arrin t’i shpërfaqë ato me kaq zotësi. Se Gaz Muhaxheri fiton bindshëm, kjo s’është rastësi. Është punëtor, e bashkëpunëtor i ndershëm, prijës shembullor. Se LDK ka kuadro të tilla, nga ai tek secili drejtor e këshilltar lokal, është thjeshtë bekim. Me ta, e të tillë gjithandej Kosovës, ‘Rrugën e Re’ do ta bëjmë realitet. Kosova ka nevojë për projekte të mëdha infrastrukturore, për çerdhe, shkolla, spitale e jo vetëm. Kosova, mbi të gjitha, ka nevojë për punë e zhvillim, si përgjigje ndaj popullizmit polarizues e depresionit kolektiv”, thotë Abdixhiku./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...