Google ADS

Shpërndahen broshura informative për udhëtime pa viza

17:06 | 20 Dhjetor 2023
E.H

Nga 1 janari 2024, qytetarët e vendit do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, faqja qeveritare në Facebook, Integrimi Evropian i Kosovës, njofton se sot bashkëpunëtorët e tyre janë duke ndarë informata për qytetarët e Kosovës.

“Hapësira është vendosur dhe broshurat janë gati – jemi këtu për të ju udhëzuar nëpër kapitullin e ri të udhëtimeve #PaViza në zonën Shengen që nis më 1 janar 2024!”, thuhet në njoftim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme