Hirving Lozano kaloi katër sezone te Napoli, klub nga i cili u largua me polemika. Sulmuesi meksikan i dha fund aventurës italiane në shtator dhe vendosi të rikthehej te PSV.
Aty ku ka rigjetur formën e tij më të mirë, ndërkohë që skuadra holandeze po “fluturon” në Eredivisie dhe Champions League.
Lozano i është rikthyer eksperiencës napolitane, duke theksuar ka vuajtur pafund gjatë periudhës që ishte Gattuso trajner i vitit 2019 deri në 2021.
“Gattuso nuk më njihte dhe as që e dinte se në çfarë pozicioni luaja. Si futbollist, kur përjeton momente të tilla ti mendon: ‘Gjërat nuk po shkojnë mirë këtu’.”, tha ai fillimisht.
Ai tha se ka qarë së bashku me gruan e tij nga dëshprimi.
“Në fakt, unë isha gjithmonë në pankinë me Gattuson. Ka qenë një vit i tmerrshëm. Qanim shumë me gruan time nga dëshpërimi”, theksoi ai.
28-vjeçari tregoi edhe për mardhëniet me Gatusson.
“Sepse kur e di që je më i mirë se të tjerët dhe nuk të japin një shans, atëherë ti vazhdimisht pyet veten se pse ndodh kështu, gjatë vitit të parë nuk biseduam kurrë me njëri-tjetrin, më pas ai nisi të bëhej pak më i afrueshëm”, përfundoi 28-vjeçari.
Pas aventurës katër vjecare ai u rikthye në PSV sërish këtë sezon ku ka pesë gola në nëntë ndeshje./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...